Limani përuron ‘One Stop Shop’ në Bllacë: Hapi i rëndësishëm për bashkëpunimin Kosovë-Maqedoni

 

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka përuruar sot pikë-kalimin e përbashkët kufitar “One Stop Shop” në Bllacë, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në këtë ngjarje, ai ka qenë së bashku me Kryeministrat Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti, si dhe ministra të të dy qeverive, ku theksuan rëndësinë e këtij projekti.

Limani ka shprehur se ky projekt nuk është thjesht për asfalt dhe kufij, por për të bashkuar njerëzit dhe për të lehtësuar qarkullimin, duke kontribuar në integrimin e të dy shteteve drejt një Evrope pa kufij. Ai ka nënvizuar se ky është një hap më afër bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian, duke krijuar mundësi për një të ardhme më të lehtë për qytetarët.

“Sot përuruam pikë-kalimin e përbashkët kufitar “One Stop Shop” në Bllacë. Një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit më të ngushtë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut! Bashkë me Kryeministrat Hristijan Mickoski e Albin Kurti, dhe ministra të të dy qeverive sot na bashkoi diçka më tepër se asfalt dhe kufij-na bashkoi një vizion. Vizioni për të bashkuar njerëzit e të dy anëve të kufirit, për të lehtësuar qarkullimin dhe integrimin drejt një Evrope pa kufij! Ky është një hap më pranë bashkëpunimit rajonal, integrimit evropian dhe një të ardhmeje më të lehtë për qytetarët tanë! Le të jetë ky vend-kalim vetëm fillimi”, ka shkruar Limani.

admin

Recent Posts

Dokumentet zyrtare hedhin poshtë akuzat e VLEN-it: Kontrata e MPJ-së e ligjshme (Dokument)

Koalicioni VLEN ka dalë sot me akuza të reja ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme,…

37 minutes ago

Blerant Ramadani në Manastir dhuron libra për Bibliotekën “Lynkest”: Në frymën e Kongresit të Manastirit, dija na bashkon

Me frymëzimin e rilindasve dhe Kongresit të Manastirit të vitit 1908, sot përcolla mesazhin e…

47 minutes ago

ASH-Gostivar: Drejtori i Spitalit të Gostivarit në shërbim të fushatës së VLEN-it

Aleanca për Shqiptarët – Dega në Gostivar ka akuzuar publikisht drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm…

1 hour ago

Huzeir Mustafi: Vazhdon nënçmimi i shqiptarëve në Kumanovë, për një periudhë të shkurtër bekatonizohen 29 rrugë, asnjë në lagjet shqiptare!

Kryetari i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, Huzerir Mustafi, ka reaguar ashpër ndaj…

3 hours ago

Fondacioni “Kujtesa Bullgare” me donacion të ri për Komunën e Pustecit

Në drejtim të prioriteteve të veta programore për zhvillim rajonal të qëndrueshëm, perspektivë evropiane për…

4 hours ago

Regjistrohet tërmet në Maqedoni, ja ku ishte epiqendra

Tërmet me magnitudë prej 3.8 sipas shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Maqedoni,…

4 hours ago