Categories: LajmePolitika

Limani paralajmëron mbi 40 projekte të reja për Gostivarin nga thirrja e dytë qeveritare për investime kapitale

Terrene sportive, rrugë, kanalizime, ujësjellës, revitalizim i një parku, si dhe një pishinë shkollore – Komuna e Gostivarit është gati për pjesën e dytë të projekteve nga fondi prej 250 milionë eurosh të planifikuara, të cilat Qeveria i ka siguruar me kushte të favorshme financiare për projekte kapitale, përmes kredisë nga Hungaria.

Thirrja e dytë publike për aplikimin e komunave pritet të shpallet këtë javë dhe deri në fund të muajit duhet të kalojë në seancë qeveritare. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, i pyetur nga gazetarët lokalë, tha se për këtë thirrje janë duke u përgatitur mbi 40 projekte dhe pret që ato të realizohen deri në fund të vitit.

Ai shtoi se investimet do të mbulojnë të gjitha fushat dhe do të adresojnë kërkesat e qytetarëve. “Komuna e Gostivarit është në fazën përfundimtare të përgatitjeve. Besoj se do të kemi mbi 40 projekte të ndryshme infrastrukturore, duke filluar nga asfaltimi i rrugëve, ndërtimi i kanalizimeve fekale, ujësjellësve, si dhe rinovimi i disa terreneve sportive. Gjithashtu, planifikojmë ndërtimin e një pishine shkollore pranë shkollës fillore ‘Goce Dellçev’ dhe revitalizimin e një parku të vogël, krahas projekteve të tjera që synojnë të mbulojnë nevojat e qytetarëve tanë,” deklaroi Limani.

Ndërkohe, ai bëri të ditur se me 13 projektet e fituara nga thirrja e parë, punimet në terren do të nisin më së voni brenda dy javësh. “Procedurat për shumicën e projekteve janë drejt përfundimit, disa tashmë kanë përfunduar. Po presim që operatorët të nisin punimet sapo kushtet atmosferike ta lejojnë. Nëse koha është e mirë, besoj se brenda dy-tre javësh do të fillojmë me projektet e para,” theksoi ai.

Limani shtoi se realizimi i këtyre projekteve do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën e qytetit të Gostivarit. Ndryshe, ashtu si në thirrjen e parë publike, fondet do të shpërndahen përmes gjashtë ministrive, të cilat do të duhet të japin miratimin e tyre për realizimin e projekteve përmes komisioneve vlerësuese.

Admin01

Recent Posts

Osmani: Qeveria duhet të sqarohet për votimin në OKB

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, tha se pas çdo suksesi të…

9 hours ago

Çairi me 22 KAZINO – A po shndërrohet në “Las Vegasin” e Shkupit? (Video)

Premtimet për mbylljen e KAZINOV-e në Maqedoninë e Veriut kanë rezultuar vetëm fjalë boshe. Në…

10 hours ago

Luan Veliu: Koka dhe krahet që sigurojnë fitore që në raundin e parë!

Talat Xhaferi, Nexhadi Jakupi dhe Isak Lazami, Shef i shabit politik, bashke me Shefat e…

11 hours ago

Ministrja virtuale Diella, kryeministri Rama: Ajo nuk fle, nuk lodhet dhe nuk ka interesa personale

Në një intervistë për radion britanike “Times Radio”, kryeministri Edi Rama ka folur për përfshirjen…

11 hours ago

Nazim Taipi prezanton ekipin fitues të komunës së Tearcës

Kandidati për kryetar komune nga radhët e AKI-së për komunën e Tearcës, Nazim Taipi sot…

11 hours ago

Ali Ahmeti: Sot në Hagë dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se sot, në Sheveningen të Hagës, bashkë me…

12 hours ago