Connect with us

Lajme

Limani: E përcakton ligj, mandati im zgjat deri në zgjedhjen e kryetari të ri

Published

on

Pas paralajmërimit se do ta kontestojë vendimin, në rast se Qeveria delegon ushtrues detyre për komunën e Gostivarit, Valbon Limani thotë se ligji e përcakton që mandati i tij zgjat deri në zgjedhjen e kryetari të ri.

Limani vlerëson se ai duhet të jetë kryetar i Gostivarit deri në zgjedhje, dhe se nuk ka nevojë për caktim të ushtruesit të detyrës nga qeveria.

“Unë më tetë korrik u zgjodha si ushtrues detyre si kryetra i komunës së Gostivarit, në bazë të ligjit për vetëqeverisje lokale aty neni 54 dhe pastaj neni 4 i cili thotë se unë duhet ta ushtroj detyrën e kryetarit të komunës deri në zgjedhjen e kryetarit të ri në zgjedhje të rregullta, ligji aty e thotë se duhet të zgjidhet kryetar i ri pa mos e potencuar e duhet të jenë zgjedhje të rregullta të përsëritura apo ndryshe në mënyrë taksative është se mandati im është deri në zgjedhjen e kryetarit të ri në zgjedhje të rregullta”, tha mes tjerash Limani.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *