Categories: LajmePolitika

Limani dhe Xhaferi priten ngrohtësisht në Llakavicë dhe Balindoll: AKI unifikon shqiptarët

Në vazhdën e takimeve me qytetarët, kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Valbon Limani, së bashku me bartësin e listës për këshillin komunal, Valdet Xhaferi, u pritën ngrohtësisht sonte në fshatrat Llakavicë dhe Balindoll.

Në Llakavicë, banorët shprehën përkrahje të plotë për koalicionin AKI, duke deklaruar se në zgjedhjet lokale të tetorit mbështetja e tyre do të jetë e palëkundur për këtë forcë politike. Sipas atmosferës së krijuar në takim, VLEN nuk pritet të marrë asnjë votë në këtë fshat.

Ndërsa në Balindoll – një nga bastionet më të fuqishme të Aleancës në Gostivar – banorët dërguan mesazhin e qartë se mbeten të vendosur pas vizionit dhe punës së Valbon Limanit. Ata theksuan se nuk do të mashtrohen nga premtimet boshe dhe pazaret politike të koalicionit VLEN, duke rikujtuar se Aleanca ka qenë gjithmonë pranë qytetarëve me projekte konkrete dhe përgjegjësi reale.

“Gostivari nuk ka vend për eksperimente të dështuara. Vota shkon për ata që punojnë, jo për ata që premtojnë”, u tha në mesazhin e banorëve të Balindollit.

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim vijon aktivitetet nëpër vendbanime të ndryshme të komunës së Gostivarit, duke konsoliduar mbështetjen qytetare në prag të zgjedhjeve lokale.

Admin01

Recent Posts

Selmani: Antishqiptari Dimitrievski nuk meriton votën e shqiptarëve

Nga Naser Selmani Gjatë dy javëve të fundit, partitë shqiptare kanë akuzuar njëra-tjetrën për lejimin…

4 hours ago

Nga viti në vit, përgatitja e ajvarit dhe turshive po bëhet luks

Asgjë nuk është si më parë, thotë 69-vjeçarja Rada Bojkovska. Në të kaluarën, përgatitja e…

5 hours ago

Sulejmani: Komuna e Zhelinës po falimenton, mbi 6 milionë euro borxh!

Kandidati i AKI-së për Komunën e Zhelinës, Emir Sulejmani, ka ngritur akuza të rënda ndaj…

6 hours ago

Pesë qytetarë kanë dorëzuar ankesa tek Komisioni i Ekspertëve për Kardiokirurgji

Për rastet ku dyshohet për intevenime të panevojshme me stenta nëpër spitalet private të vendit,…

7 hours ago

Kongresmeni amerikan propozon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kongresmeni amerikan Brian Mast, njëkohësisht kryetar i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e…

8 hours ago

Në Gostivar mbahet Gara e 31-të shtetërore e ndihmës së parë

Dhjetë ekipe që janë kualifikuar në garat rajonale në Gostivar do t’i tregojnë mjeshtëritë dhe…

8 hours ago