Ligji i ri për legalizimin e objekteve pa leje është shumë më i rreptë se ligji paraprak

e postuar më at 21:29
31 0

Ligji i ri për legalizimin e objekteve pa leje është shumë më i rreptë krahasuar me ligjin e vitit 2011, për legalizimin me një euro. Ministri i Transportit Bllagoj Boçvarski, në emisionin “360 gradë” siguron se Ligji është përgatitur duke dëgjuar zërin e palëve të prekura, shkruan Alsat.

Boçvarski pretendon se të gjithë ata që kanë ndërtime pa leje, dhe nuk do të aplikojnë për legalizim pas gjashtë muajsh do t’i nënshtrohen shembjes.

“Menjëherë pas përfundimit të këtij ligji, gjegjësisht pas përfshirjes që do të ndodhë me këtë ligj dhe kërkesave që do të parashtrohen, procedurat që do të zhvillohen…gjithçka që ka mbetur duhet të prishet. Kështu thotë ligji dhe duhet të respektohet dhe do të duhet të respektohet edhe nga komunat edhe nga shteti nëpërmjet Inspektoratit shtetëror ndërtimor”, tha Bllagoj Boçvarski- ministër i transportit dhe lidhjeve.

Sipas arkitektëve, është absurde të miratohet sërish një ligj për legalizimin e ndërtimeve pa leje, i cili amniston të gjithë ata që me vetëdije kanë shmangur ligjet në vend. Ligji i ri jep edhe mesazhin se po cenohen themelet e shtetit ligjor, shprehet profesori Mirosllav Gërçev.

A M

nga kategoria