Categories: LajmePolitika

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, udhëton në SHBA – do të marrë pjesë në samitin global për të drejtat e njeriut

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Dr. Arben Taravari, së bashku me Kryetarin e Komunës së Varapçishtit, Isen Shabani do të marrin pjesë në Samitin e 4-t Ndërkombëtar kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore (4th International Summit Against Human Trafficking), i cili do të mbahet nga data 21 deri më 23 korrik 2025 në Washington D.C., Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky samit i rëndësishëm ndërkombëtar mbledh në një vend liderë shtetërorë dhe vendorë, përfaqësues të qeverive të ndryshme, organizata ndërkombëtare, institucione të drejtësisë, si dhe aktivistë të të drejtave të njeriut nga e gjithë bota, për të diskutuar mbi sfidat globale dhe veprimet konkrete në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Pjesëmarrja e Kryetarit Taravari në këtë samit përfaqëson jo vetëm angazhimin e tij personal në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por gjithashtu përkushtimin e vazhdueshëm të Aleancës për Shqiptarët për një shoqëri më të drejtë, më të sigurt dhe me institucione të përgjegjshme.

Gjatë këtij samiti, Kryetari Taravari do të marrë pjesë në disa panele tematike përkrah figurave të njohura ndërkombëtare si senatorë amerikanë, përfaqësues të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, ish-kryeministra të rajonit të Ballkanit, si dhe përfaqësues të organizatave që punojnë në frontin e parë kundër këtij fenomeni global.

Pjesëmarrja e tij në këtë ngjarje përbën një mundësi të jashtëzakonshme për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në një forum global ku trajtohen çështje me rëndësi thelbësore për shoqëritë demokratike dhe për të kontribuar në krijimin e një fronti të bashkuar ndërkombëtar kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Gjatë qëndrimit në SHBA, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari do të realizon takime të shumta me senatorë dhe përfaqësues të tjerë të jetës politike dhe shoqërore.

Admin01

Recent Posts

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

1 hour ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

2 hours ago

Bajram Rexhepi së bashku me rinistët e AKI vizituan Rrugën e Butiqeve në Tetovë

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sot së…

3 hours ago

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

5 hours ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

5 hours ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

6 hours ago