Categories: LajmePolitika

Levica me kandidatë për kryetar bashkie në Tetovë-Dr Katka Bozhinovska, Gostivar – Darko Grujovski.Deputetja Mojsoska do të kandidojë për Strugën

Me nder dhe përgjegjësi të veçantë, njoftojmë se në komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Strugës, Levica është e vetmja parti parlamentare nga blloku politik maqedonas që po del me kandidatët e vet për kryetar komune, njoftoi partia.

Në Komunën e Tetovës, kandidate është Dr. Katka BOZHINOVSKA, doktoreshë e shkencave juridike nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, dhe sot e punësuar në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Me njohuritë e saj akademike, karrierën e saj të gjatë profesionale dhe integritetin, ajo do të avokojë për rivendosjen e ligjshmërisë, drejtësisë dhe sundimit të vërtetë të ligjit në Tetovë.

Në Komunën e Gostivarit, kandidati për kryetar bashkie është Darko Grujoski, specialist i IT-së dhe operator informacioni me diplomë në shkenca kompjuterike dhe teknologji. Ai përfaqëson brezin e ri të profesionistëve, të përgatitur për të përmirësuar shërbimet publike dhe transparencën e qeverisjes vendore me qasje dhe zgjidhje teknologjike moderne.

Në Komunën e Strugës, kandidate për kryetare është deputetja aktuale e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Jovana Mojsoska – e diplomuar në Fakultetin e Sigurisë dhe Sekretare e Përgjithshme e Levicës. Përvoja, aktiviteti politik dhe përkushtimi i saj personal janë garanci se ajo do të mbrojë interesin publik dhe do të ofrojë zgjidhje reale për problemet me të cilat përballet Struga.

Nën presionin e fortë të marrëveshjeve të koalicionit me partinë VLEN, DPMNE vendosi të mos ketë kandidatët e saj në këto komuna. Ne e konsiderojmë këtë një POSHTËRIM dhe shpërfytyrim të paparë të popullit maqedonas në pjesën perëndimore të vendit. Kështu, bëhet edhe një herë e qartë se për partitë e mëdha, interesi i qytetarëve i nënshtrohet tregjeve partiake dhe TREGJEVE ETNIKE që çojnë në federalizim!

Levica është ajo që kundërshton politika të tilla! Kandidatët tanë janë njerëz me besueshmëri, njohuri dhe kompetencë profesionale, individë që do të qeverisin bashkitë bazuar në IDEOLOGJI dhe një program, dhe jo në bazë të etno-tribalizmit, klientelizmit dhe korrupsionit.

Prandaj, në këto zgjedhje, bëjmë thirrje për mobilizim të të gjithë qytetarëve që duan ndryshim dhe që duan që vlerat e vërteta të mbizotërojnë në komunat e tyre, njoftoi Levica.

Admin01

Recent Posts

Krizë në VLEN Gostivar: Shefi i Shtabit Zgjedhor, Fisnik Ristemi, jep dorëheqje – Lista e këshilltarëve, shkak përçarjeje

Në prag të zgjedhjeve lokale, koalicioni VLEN në Gostivar përballet me krizë të brendshme: Shefi…

26 minutes ago

Gazetari dhe publicisti Seladin Xhezairi mer çmimin ambasador i paqes

Gazetari dhe publicisti i njohur nga Tetova, Seladin Xhezairi ka marrë çmimin “Abmasador i Paqes”…

1 hour ago

Valbon Limani: Do të punoj për transforminin e Gostivarit

Pas një shëtitjeje simbolike nëpër rrugët e qytetit deri në selinë e Komisionit Komunal Zgjedhor,…

2 hours ago

Aleanca Kombëtare për Integrim dorëzoi kandidaturat në Gostivar: Bashkim për fitore më 19 tetor

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka dorëzuar sot zyrtarisht kandidaturën për kryetar komune dhe…

2 hours ago

Dokument/ Bilall Kasami hap tender për “Kapellën” në Falisht, për Xhamiat nuk ka dhënë asnjë Euro

Mer fund misteri i mbështetjes së Bilall Kasamit për objektet fetare ortodokëse. Dje pra me…

5 hours ago

Taravari: Kandidatët e ASH-së do të fitojnë që në ruandin e parë për kryetar komune

Aleanc për Shqiptarët ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kuvendit të partisë, me ç’rast ka…

7 hours ago