Categories: LajmePolitika

“Levica” godet Kasamin për tenderët e njerëzve të BESËS

Partia “Levicа” në një reagim publik shënjestron kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami, duke e akuzuar për menaxhim të dështuar të qytetit dhe përfshirje në skema të dyshimta financiare, ndërsa akuzon VMRO-DPMNE-në se po e mbështet këtë mënyrë të qeverisjes, duke zëvendësuar “kriminelët e BDI-së me kriminelët e VLEN-it”. Sipas partisë së Dimitar Apasievit, Kasami ka ndarë tenderë në vlerë prej mbi 114 mijë eurosh për kompaninë “I-Point Marketing”, në pronësi të personave të afërt me partinë e tij. Kjo, sipas Levicës, tregon për lidhje të drejtpërdrejta mes buxhetit të Tetovës dhe financimit të subjektit politik të Kasamit.

“Kasami ka ndarë katër tenderë (në vlerë të përgjithshme prej 114.000 eurosh) për kompaninë ‘I-Point Marketing’, e cila është në pronësi të Mensur Alitit dhe Amir Alitit. Bashkëpronar i kompanisë – Mensuri, njihet si njeri i afërt me sekretarin e Besës dhe bashkëpartiak të Kasamit, Adnan Azizi. Pikërisht Ajeti ka dhuruar 3000 euro për partinë e Kasamit në vitin 2023. Kjo tregon për skema kriminale ku paratë tërhiqen nga buxheti i Tetovës, të cilat më pas përfundojnë në xhepat privatë të donatorëve dhe aktivistëve të Kasamit”, theksojnë nga Levica.

Ndërkohë që Tetova po fundoset në deponi të paligjshme, ndërtime pa leje dhe kaos urbanistik, nga partia e Apasievit akuzojnë se partneri koalicionues i Mickoskit vazhdon aty ku ka mbetur BDI-ja. “Mbështetja e Mickoskit për një mandat të ri të Kasamit konfirmon se këto parti vazhdojnë me matricën e tyre kriminale, ku mandatin e marrë nga populli e keqpërdorin për pasurim personal, ashtu siç kanë qeverisur për 35 vjet”, theksojnë nga kjo parti. Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE, u përgjigj me akuza të drejtpërdrejta ndaj vetë Levicës dhe deputetes Jagoda Mojsoska. Sipas partisë së Mickoskit, Mojsoska dhe udhëheqësia e Levicës kanë përfituar shuma të mëdha parash nga vetë llogaria e partisë nën arsyetim të shpenzimeve për udhëtime. VMRO-DPMNE publikoi edhe data dhe shuma të përfituara, duke e cilësuar këtë si hipokrizi nga një subjekt që publikut i paraqitet si i thjeshtë dhe i pakorruptuar.

“Sipas asaj që kemi marrë nga sinjalizues brenda Levicës, Mojsoska e tregoi fytyrën e saj të vërtetë. Konkretisht, më 26.04.2024 ajo ka marrë 123.000 denarë, më 03.02.2023 ka marrë 96.862 denarë, ndërsa vetëm këtë vit, gjatë muajve qershor dhe korrik, Mojsoska si deputete ka marrë tri herë nga 54.000 denarë. A nuk është më se e mjaftueshme paga e deputetes? A nuk është hipokrizi që nga njëra anë të shtireni si askete, ndërsa nga ana tjetër ta shtrydhni partinë tuaj politike?”, theksojnë nga VMRO-DPMNE. Ndërkohë që po afrohen zgjedhjet të përdithsme janë bërë akuzat dhe kundërakuzat mes VMRO-DPMNE-së dhe “Levicës”, edhe për faktin se partia e Apasievit ka dalur me kandidatë në komunat me shumicë shqiptare si ajo e Tetovës, Gostivarit dhe Strugës.

Admin01

Recent Posts

Rrahje masive para Spitalit të Prilepit, janë arrestuar 13 persona

Policia e Prilepit ka arrestuar 13 persona pas një rrahjeje masive para Spitalit të përgjithshëm…

1 hour ago

Deputeti Rijad Shaqiri: Vendosja e flamurit serb në Mateç, provokim i rëndë dhe përdhosje e kujtesës historike të shqiptarëve

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët pjesë e koalicionit Beslidhja-Aleanca Kombëtare për Integrim, Rijad Shaqiri, ka…

2 hours ago

Hapet shkolla e parë shqipe në Dublin

Komuniteti shqiptar në Irlandë shënoi një moment historik me hapjen e shkollës së parë shqipe…

4 hours ago

Aktori Xhevdet Jashari shpërthen ndaj Arben Fetaut e quan shpijun të shekullit

Aktori i njohur nga Tetova, Xhevdet Jashari i njohur si Arifikmeti ka shpërthyer ndaj zëvendëskryeministrit…

4 hours ago

Deri në 40% shkurtim i administratës publike!

Si të zbatohen reformat me qëllim që të hiqet partizimi të cilin çdo pushtet në…

4 hours ago

A po humb Kosova qindra milionë euro nga BE-ja si pasojë e masave ndëshkuese?

Kosova ka humbur rreth 218 milionë euro nga fondet e Bashkimit Evropian, përmes Instrumentit për…

5 hours ago