Lejet e lëvizjes të vitit të kaluar të lëshuara nga MSHIA do të jenë të vlefshme

e postuar më at 21:41
83 0

Lejet për lëvizje gjatë orës policore që vitin e kaluar i ka lëshuar Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të vlejnë edhe gjatë lëvizjes së kufizuar të qytetarëve nga nesër deri më 22 mars. Atyre që u kanë humbur lejet MSHIA do t’u lëshojë të reja.

“Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, është e detyruar të publikojë kumtesë me të cilën i informon qytetarët dhe operatorët ekonomikë se rinovohet vlefshmëria e lejeve tashmë të lëshuara gjatë vendimeve të mëparshme për ndalesën e lëvizjes. MSHIA do t’ua lëshojë vendimet për lëvizje të lirë atyre që ndërkohë i kanë humbur lejet e tyre, si dhe për ata që kanë kërkesa shtesë për leje për lëvizje bazuar në provën për domosdoshmërinë e kësaj kërkese”, informoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.

Lidhur me lëshimin e lejeve në lidhje me punën e operatorëve ekonomikë pas orës 22, shpjegoi Arsovski, përgjegjës janë vetë kompanitë, siç ishte rast vitin e kaluar.

“Ata plotësojnë formular të publikuar në ueb- portalin www.uslugi.gov.mk dhe për këtë janë angazhuar vetë personat përgjegjës në kompanitë me të gjitha të dhënat, njëjtë si vitin e kaluar. Pasi ta plotësojnë këtë formuar, ai bëhet e vlefshëm dhe me të këta punëtorë mund të dëshmojnë para çdo kontrolli policie se gjatë kohës kur është kufizimi i orës policore ata kryejnë detyra pune”, tha zëdhënësi qeveritar.

Kompanitë, theksoi ai, në një farë mënyre me aplikimin në këto formular garantojnë se janë përgjegjës posaçërisht për ata njerëz, sepse janë në proces pune në një periudhë sa zgjat ndalesa për lëvizje.

nga kategoria