Leicesteri nënshtron Unitedin dhe vazhdon në gjysmëfinale të FA Cup

e postuar më at 19:56
78 0

Leicester City ka arritur fitore prej 3-1 kundër Manchester Unitedit në çerekfinale të Kupës FA për të vazhduar në fazën tjetër të kësaj gare.

Rezultati u zhbllokua me golin e Kelechi Iheanacho (24’), mirëpo Mason Greenwood e barazoi rezultatin (38’) dhe skuadrat shkuan në pushim me shifrat identike.

Në gjysmën e dytë të sfidës së zhvilluar në King Power Stadium, Youri Tielemans e riktheu epërsinë për vendasit (52’), falë asistimit nga Iheanacho.

(Foto: Twitter/Leicester City)

Kelechi Iheanacho vazhdoi me paraqitjen fantastike në këtë sfidë duke shënuar golin e dytë personal (78’) dhe duke e vulosur fitoren e ekipit të tij.

Në gjysmëfinale, Leicester City do të luajë kundër Southamptonit. Sfida tjetër zhvillohet ndërmjet Chelseat dhe Manchester Cityt. /Telegrafi/

nga kategoria