Lehtësohen procedurat për vendosjen e termocentraleve fotovoltaike

e postuar më at 11:27
147 0

Qytetarët dhe komuniteti i biznesit do të mund të vendosin sa më shpejt dhe në kushtet më të favorshme termocentrale fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike. Ndryshimet në Ligjin e Ndërtimit hynë në fuqi si pjesë e një sërë masash mbështetëse në kushtet e krizës më të madhe energjetike në botë, informojnë sot nga shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Në këtë mënyrë, shtojnë, thjeshtësohet procedura e instalimit të termocentraleve fotovoltaike në objekte, deri në 6 kilovat për amvisëri dhe deri në 40 kilovat për kompanitë.

“Është thelbësore që procedura është pa procedura administrative dhe nuk është e nevojshme të lëshohet miratim/vendim për ndërtim nga vetëqeverisja lokale. Investitorët tani janë të detyruar vetëm të njoftojnë Komunën dhe të dorëzojnë dokumentet e nevojshme. Për personat juridikë do të kërkohet certifikatë nga Regjistri Qendror, kurse për personat fizik kopje e letërnjoftimit, më pas fletë pronësi për objektin për të cilin vendoset projekti bazë. Kontrollin nëse janë vendosur fotovoltaikët siç është paraparë me projektin do ta realizojnë inspektorët komunal”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Më konkretisht, qytetarët duhet të paraqesin një njoftim për instalimin e një termocentrali fotovoltaik, në të cilit do të bashkëngjisin: kopje të letërnjoftimit, fletë pronësi për objektin në të cilën parashihet të vendoset termocentrali fotovoltaik, me të drejtën e pronësisë së investitorit, nëse objekti nuk është në pronësi të investitorit, paraqitet një kontratë ose pëlqim nga pronari i objektit, projekti bazë për termocentral fotovoltaik deri në 6 kilovat për amvisëritë, gjegjësisht deri në 40 kilovat për kompanitë.

Ndryshimet parashikojnë një procedurë të veçantë për instalimin e termocentraleve fotovoltaike në objekte, pa lëshimin e vendimit për veprim, nga ana e konsumatorëve-prodhuesve që prodhojnë energji elektrike për konsumin e tyre dhe ia dorëzojnë energjinë e tepërt të prodhuar në rrjetin elektro-distributiv.

“Qeveria punon në interes të qytetarëve dhe ekonomisë, për zbutjen e pasojave gjatë krizës më të madhe energjetike në botë. Krahas sigurimit prioritar të energjisë elektrike dhe ushqimit, investimet bëhen në projekte për rritjen e pavarësisë energjetike, zhvillimin e ekonomisë së gjelbër dhe përmirësimin e standardeve të jetesës”, thonë nga Qeveria.

Që nga fillimi i krizës, për të ngadalësuar përhapjen e presioneve inflatore, u morën masa në vlerë prej 400 milionë euro, të cilat më pas u plotësuan me masat e parashikuara në ribalancin e Buxhetit dhe grupi i tretë i masave është pakoja e fundit prej 360 milionë euro në mbështetje për qytetarët dhe për ekonominë.

A M

nga kategoria

pg slot