LDK mbledh sot Kryesinë, diskutohet për çështjen e presidentit

81 0

Sot pasdite pritet të mblidhet kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku pritet të diskutohet dhe vendoset nëse do ta mbështes Vjosa Osmanin për presidente ose jo.

Mbledhje do mbahet nga ora 16:00 në selinë qendore të LDK-së. Për portalin rtv21.tv mbledhjen e LDK-së e ka konfirmuar anëtari i Kryesisë, Ardian Shala, megjithatë ai nuk ka konfirmuar se për çka do diskutohet.

“Po ka me u mbajt takimi sot. Në material nuk kemi rendin e ditës . Keshtu që me siguri informohemi në takim edhe ne”, ka thënë Shala. Lëvizja Vetëvendosje po e konsideron çështje ditësh zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente të vendit. Në partinë e Albin Kurtin nuk po presin probleme në konstituimin edhe të institucionit më të lartë të vendit. Ndërkohë, janë kategorik kundër një kompromisi të mundshëm për zgjedhjen e presidentit, jashtë emrit të Vjosa Osmanit.

Ndërkohë, Abdixhiku ka mbajtur takim edhe më herët me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, ku kishte thënë se brenda pak ditësh Osmani do të marrë përgjigje nga Lidhja Demokratike e Kosovës nëse do ta mbështesin ose jo për presidente të vendit.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria