Lazim Destani me apel për mërgimtarët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

87 0

Si anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, filantropi dhe pronari i kompanisë “Ecolog” iu bën thirrje të gjithëve kudo që ndodhen jashtë vendit, me punë e aktivitete anekënd botës, që të regjistrohen në procesin e vetëregjistrimit të diasporës.

“Përmes këtij apeli po Ju drejtohem për ta theksuar e për ta risjellë në vëmendjen e çdonjërit peshën e jashtëzakonshme që ka akti i regjistrimit pasi ky nuk është vetëm akt qytetar por gjithsesi është edhe akt kombëtar, andaj, REGJISTROHUNI! Siç jeni në dijeni, tashmë gati dy dekada pas regjistrimit të fundit, nga data 1 Mars ka nisur regjistrimi i popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa përfundon më 21 Prill” – thotë në apelin Lazim Destani.

Ashtu siç jemi treguar gjithmonë të gatshëm dhe aktiv për mbrojtjen dhe avancimin e çështjes sonë kombëtare, sic thotë Destani, le të tregohemi të vëmendshëm edhe tani në këtë moment historik, kur gjithsecili prej nesh duke i dalë zot familjes dhe pronës së vet, do ta dëshmojmë se dimë t’i dalim zot hises që na takon në shtëpinë tonë të përbashkët.

“Regjistrimi i popullatës së një vendi vërtet është një akt me karakter statistikor por bazuar në sistemin juridik e kushtetues që ka Maqedonia e Veriut, regjistrimi është shumë më shumë se thjesht statistikë. Sipas këtij sistemi, rezultatet e regjistrimit e përcaktojnë edhe bazën juridiko-kushtetuese për gjithçka që na takon si etni në këtë vend” – thuhet në apelin e filantropit dhe pronarit të kompanisë “Ecolog”, Lazim Destani.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria