Smart News

Lazami: Hapja e qendrës së parë rinore në një vendbanim rural si Likova është moment historik

Në cilësinë e Zëvendës Drejtorit të Agjencisë për Rini dhe Sport, kisha kënaqësinë të jem i pranishëm dhe të kem një fjalim rasti për themelimin e qendrës së parë rinore në një komunë rurale. Njëkohësisht dua të shpreh mirënjohjen time për këtë ngjarje të jashtëzakonshme sot. Hapja e qendrës së parë rinore në një vendbanim rural si Likova është një moment historik për ne.

Kjo qendër rinore do të ndikojë pozitivisht në jetën e të rinjve, duke u ofruar një mjedis të pasur me aktivitete dhe mundësi për zhvillim personal. Është një shembull i qartë se si investimet në rininë mund të ndryshojnë destinacionin e një komuniteti.

Ju të rinj të Lipkovës, jeni themelues të kësaj qendre dhe keni detyrimin e rëndësishëm të shfrytëzoni këtë mundësi për të përfshirë veten në procese vendimmarrëse dhe për të ndryshuar për të mirë komunitetit tuaj.

Në emër të Agjencisë për Rini dhe Sport, ju falënderojmë për punën tuaj të palodhur në realizimin e këtij objektivi. Le të kujdesemi së bashku për këtë qendër dhe le të përgatisim terrenin për një të ardhme më të mirë për të rinjtë e Likovës.

Exit mobile version