Smart News

Lançohet ”DigjitalEra” slogani i ri i MSHIA-së/ Ministri Azir Aliu: Ivestojmë në digjitalizimin e vendit

Sot përmes një Press Konference në qeverinë e RMV, ministri i Shoqerisë Informatike dhe Administratë, Azir Aliu së bashku me kryeministrin Kovaçevski prezantuan sloganin më të ri të  MSHIA ”DigjitalEra”.

DigjitalEra (https://digitalera.mioa.gov.mk/) është plafrorma më e re online e MSHIA se, kjo iniciativë sjell shtimin dhe promovimin e shërbimeve elektronike për qytetarët dhe administratën.

Gjatë fjalës së tij në press konferencë Ministri Aliu deklaroi se digjitalizimi I shërbimeve publike është prioritet i qeverisë:

“Sot në seancën e Qeverisë, sapo e kemi kaluar informacionin për proceset e

digjitalizimit dhe udhërrëfyesin për transformimin digjital të shtetit tonë.

MSHIA dhe Qeveria e RMV nëpërmjet strategjisë për TIK (Teknologjia e Informacionit dhe

Komunikimit), strategjisë për siguri kibernetike dhe udhërrëfyesit për transformim digjital përkufizon

saktë proceset dhe formën e digjitalizimit të shoqërisë duke mos injoruar qëndrueshmërinë dhe kohën e

zbatimit të proceseve digjitale.

Transformimi digjital i cili ndryshon rrënjësisht marrëdhëniet e shtetit me qytetarët, duke hedhur

bazat e një sistemi të sigurt antikorrupsion në shërbimet e ofruara është prioriteti ynë si qeveri ” u shpreh ministri Azir Aliu

Çfarë synon “DigjitalEra”

Ministri Aliu deklaroi se ”DigjitalEra”, përmes shërbimeve online , synon të lehtesojë shërbimet në kohë

reale për qytetarët, rritjen e transparencës si dhe llogaridhënien e administratës shtetërore:

“Me digjitalizimin e shërbimeve publike do të reduktojmë dukshëm kohën e shpenzuar

nga qytetarët për marrjen e një shërbimi në sportelet e administratës publike.

KËTO SHËRBIME do të mund të merren në kohë reale, të jenë transparente,

llogaridhënëse, dhe më pak të kushtueshme, me çka klientelizmi, favoret dhe

monopolizimi i proceseve do të jenë një e shkuar e hidhur.

Si rezultat, Transformimi digjital do të ndikojë pozitivisht në integritetin dhe dinjitetin si të

qytetarëve ashtu edhe të punonjësve në administratën shtetërore.

Sot MSHIA në 5 qytete posedon pika të integruara të shërbimeve që ofrojnë konceptin e

one-stop-shop, me strategjinë e re për transformim digjital qytetarët tanë do të kenë

mundësi që ti marrin këto shërbime në çdo cep të vendit.

Dua të theksoj se gjatë digjitalizimit të shërbimeve vëmëndje e veçantë do t’i jepet

përmirësimit të infrastrukturës digjitale edhe për personat me aftësi të kufizuara.

Duke qenë të vetëdijshem se Transformimi digjtal po ndryshon jetën dhe përditshmërinë

si të qytetarit ashtu edhe të bizneseve, për zbatim të suksesshëm gjatë përpilimit të

strategjive do të përfshihen të gjithë anëtarët e shoqërisë tonë në mënyrë të barabartë

si të rinjtë, shoqëria civile dhe komuniteti i biznesit për t’ju siguruar një ekosistem digjital

gjithpërfshirës.

Vemëndje të veçantë në transformimin digjital do të ketë siguria kibernetike ku do të jetë

një nga shtyllat e agjencisë për digjitalizim e cila do të krijohet gjatë këtij viti ” tha kreu i ministrisë.

Gjithashtu Përmes DigjidalEra deri në fund të vitit 2023 të gjithë sherbimet kyçe për qytetarët do të jenë online.

“Sa më shpejtë digjitalizojm shërbimet publike aq më lehtë është për qytetarët per t”i marrë të njejtat. Në këtë formë dhe korupsioni zvoglohet.

Prandaj me një qëllim të mirë, ju bëj thirrje të gjithë institucioneve shtetërore, dhe punonjësve në

institucionet publike për ta mbështetur iniciativën e transformimit digjital.

Të bëhemi aleatë për të sfiduar së bashku proceset korruptive, shkelësit e ligjit, të cilët

janë kundërshtarët më të mëdhenj të digjitalizimit të proceseve për shkak të zvogëlimit

të fuqisë së tyre për manipulim e abuzim.

Sot me “EraDigjitale” ne hapim një faqe të re.

Zotohemi që do të punojmë dhe do të japim maksimumin e kapaciteteve tona për të realizuar agjendën e transformimit digjital me mbështetjen e Qeverisë së RMV për të mirën e të gjithë qytetarëve, SEPSE ne të gjithë ndajmë të ardhmen e përbashkët dhe synimim tonë për anëtarësimin e vendit në BE.

Direktivat e BE janë udhërrëfyesi jonë për të bërë ndryshimet e nevojshme si në

aspektin e IT infrastrukturës, ashtu ede në aspektin e optimizimit të administratës

publike dhe përmirësimin e ambientit të punks për mediat në RMV” – perfundoi Aliu.

Exit mobile version