LAJMI FUNDIT/ POLICIA ARRESTON DJALIN DHE NIPIN E SASHO MIJALLKOVIT, MBRËMË SULMUAN NJË 19 VJEÇARË

e postuar më at 17:29
133 0

Në lagjen “Debar-maalo” në Shkup mbrëmë janë ndaluar dhe arrestuar disa persona për shkak të një përleshjeje.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe djali i ish-drejtorit të UBK-së Sasho Mijalkov, dhe nipi i tij, d.m.th djali i vëllait të tij, Vlatko Mijalkov, transmeton Telma.

Ata dyshoheshin për pjesëmarrje në përleshje dhe sulm fizik ndaj një djali 19-vjeçar, i rastin e kishte paraqitur në stacionin policor në qendër. Nga Policia  thonë se ata dyshohen se kanë rrahur adoleshentin i cili raportoi rastin sot.

Dëshmitë do të merren edhe nga të tjerët që ishin pjesë e grupit që sulmoi djalin 19-vjeçar.

J X

nga kategoria