Gabim i Ministrisë së Shëndetësisë – Nuk ka vdekur pacient 22 vjeçar nga Struga

e postuar më at 29/03/2021
118 0

MSH: Nuk ka pacient të vdekur në moshës 22 vjeçare nga Struga, gabim i paqëllimshëm në raportin e sotëm

Ministria e Shëndetësisë informoi se nuk ka asnjë pacient të vdekur në moshën 22 vjeçare nga Struga. Bëhet fjalë për një gabim të paqëllimshëm në raportin e sotëm ditor mbi situatën me Kovid-19.

“Në raportin e sotëm ditor për koronavirusin në 24 orët e kaluara, ekziston një gabim i paqëllimtë. Gjegjësisht, në raport nuk ka asnjë pacient të vdekur në moshën 22 vjeçare nga Struga, gjegjësisht pacienti i vdekur nga Struga është 72 vjeç”, kumtoi Ministria përmes një komunikate.

Sipas të dhënave nga statistikat e sotme të Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 303 raste të reja me Kovid-19, janë shëruar 1169 pacientë dhe 41 njerëz kanë vdekur.

nga kategoria