Smart News

LAJM I MADH: Ahmeti kopjon platformën e Taravarit, shpall Osmanin për kandidat

Pas shpalljes së kandidaturës dhe prezantimit të platformës së Arben Taravarit, sot kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shpalli Bujar Osmanin për kandidat për president shteti.

Në fjalimin e tij, Ahmeti shpalli platformën e BDI-së dhe Osmanit për president shteti, ndërsa platforma përkon me platformën e Taravarit i cili dje shpalosi programin e tij siç është votimi i presidentit në Kuvend, përfshirja e bullgarëve dhe pakicave tjera në Kushtetutë.

Për dallim nga Taravari i cili, përmes platformës kushtëzon që gjuha shqipe të përfshihet në Kushtetutë dhe të mos quhet 20%, BDI-ja është e interesuar të ketë zv.president shteti.

“Unë dhe partnerët e mi do të angazhohemi që në kushtetutë të përfshihen tre elemente, futja e bullgarëve, heqja e 20 për qindëshit dhe presidentin e shtetit ta zgjedh Kuvendi…Tani e kemi mundësinë ësin që të fitojmë një nga postet më të rëndësishme në vend”, tha Taravari mbrëmë para mediave.

Exit mobile version