Ky është Muhamet Alidemaj, kosovari me shtetësi serbe që u arrestua për masakrën e Izbicës

e postuar më at 09:28
311 0

Muhamet Alidemaj është arrestuar sot nën dyshimin se ka kryer krime kundër shqiptarëve gjatë luftës së fundit.


Shqiptari 46 vjecar u cili dyshohet se mori pjesë në masakrën e Izbicës është nga fshati Kerrninë e Istogut.

Reporteri.net ka siguruar fotografinë dhe identitetin e tij.

Por ky person në vitin 1998, atë kohë kur në Kosovë po zhvillohej luftë e ashpër, e i kishte ndërruar emrin duke e emëruar vetën në Dragan.

Alidemaj gjatë kohës së luftës dyshohet se ka qenë i afërt me paramilitarët serb në kryerjen e masakrës së Izbicës.

Lajmi për arrestimin e tij është bërë I ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“KRIME LUFTE KUNDËR POPULLËSISË CIVILE

Fsh. Izbicë, Skenderaj (1998-1999) NN. Me 30.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ai gjatë kohës së lartëcekur kishte kryer veprën penale të lartëcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim

nga kategoria