Kuvendi nesër diskuton për miratimin e ligjit për shtetësi

e postuar më at 12:00
4 0

Nesër Kuvendi Republikan pritet të zhvillojë seancën e 47-të.

Seanca pritet të fillojë nga ora 11:00 dhe në të sipas informacioneve të siguruara nga News33, pritet të diskutohet dhe të flitet për propozim ligjin për shtetësi, të propozuar nga Aleanca për Shqiptarët e të pranuar nga Qeveria.

Ligji i lartë përmendur kundërshtohet ashpër nga partitë opozitare maqedonase “E majta” dhe VMRO-DPMNE.

Për më tepër, nga “E majta”, e cila në kuvend ka vetëm dy deputet kanë reaguar ashpër kundër propozuesit të ligjit, “Ziadin Sela”, i cili sipas tyre është për Shqipëri Etnike e dëshiron ta djeg kunvendin./News33/

 

T F

nga kategoria