Pse nuk të pengon skandali i qeverisë në të cilën edhe ti je pjesë që të ketë kryeshef teknik edhe në SPB Tetovë siç është bërë në sektorët tjerë?! Çka po kurdisni në Tetovë dhe Gostivar?!
Siç duket nuk je mirë i njoftuar për shkarkimet e të punësuarve në MPB!
E para, është e vërtet që Ministri i bënë këto shkarkime, por vetëm në bazë të ndonjë shkelje që ka bërë punonjësi dhe çdo lëvizje tjetër do ishte në kundërshtim me ligjet ndërsa i vetmi që emërohet nga qeveria është Drejtori!
E dyta, të punësuarit e MPB nuk janë politikisht aktiv dhe prandaj nuk mund të miren vendime në baza politike për avansimet apo degradimet e të punësuarve!
E treta, nëse është marun vendim për ndonjërin që të mbrohet nga MPB janë vetëm drejtorët e caktuar nga Ziadini (BDI) të cilët u nënshtruan dhe u është caktuar sigurim personal ndërsa kryetarit të partisë Arben Taravarit i është refuzuar kjo kërkesë!
*Opinion i Redaksisë SmartNews.mk