Kush është Besa Trans nga Presheva që organizon udhëtime për Turqi?! A ka lidhje me atë të Maqedonisë ku humbën jetën 45 qytetarë në aksidentin fatal në Bullgari?

e postuar më at 11:30
5 0

Besa Trans, por tani agjencion turistik nga Presheva organizon turne për qytetarët e Maqedonisë për në Stamboll për festën e Krishlindjeve shkruan Telma, përcjell in7

Për vetëm 79 euro ofron aranzhim turistik nga data 6 deri më 13 janar me dy netë dhe tre netë në Bosfor. Dhe ajo që është më simptomatike – nisja bëhet nga Shkupi, Tetova dhe Gostivari.

Ekipi i Tv Telma është përpjekur të merr informata për këtë organizim, aranzhimi i cili fillon nga nesër këtë udhëtim, për të mësuar se ku gjendet ky agjencion i cili në rrjetet sociale mban të njëjtin emër si agjencioni Besa Trans – e cila organizoi udhëtimin i cili përfundoi rrugën fatale nga kthimi nga Turqia në të cilën humbën jetën, 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

Autoritetet vendase nuk kanë dëgjuar dhe as nuk e dinë nëse bëhet fjalë për të njëjtit autobusa dhe për të njëjtin pronar – Bekim Haxhiu i cili është jashtë vendit pas aksidentit. I cili merret në pyetje nga hetuesit bullgarë.

Kërkimet se cila është agjencioni nga shteti fqinj filluan nga vendi, Ekipi i tv Telma telefonuan sëpari Besa Trans në Shkup.

Pas disa tentativave u shfaq një puntore e kompanisë e cila i siguroi se nuk punonin dhe se nuk i organizonin këto turne.

Të njëjtën gjë pretendon edhe inspektorati, i cili ende nuk ka arritur të hyjë në zyrën e agjencionit por edhe ka hequr dorë, sepse agjencionit i janë hequr licencat dhe është mbyllur – pohojnë nga inspektorati.

Nga atje ata bindin se një agjencion i huaj nuk guxon të marrë pasagjerë nga vendi dhe kjo duhet të kontrollohet nga policia dhe dogana.

Edhe Ministria e Transporteve e konfirmoi se agjencioni vendas nuk ka licencë.

Tv Telma ka telefonnuar më pas në agjencionin e Besa Transit nga Presheva. Një person i cili u përgjigj që pretendojnë nga Telma se është pronari i agjencionit i cili filloi të shiste bileta për aranzhim pa asnjë problem për ekipin e Telmës.

Në pyetjen e gazetares se ku duhet të paguajn biletat nga Besa Trans – Preshevë janë përgjigjur se në autobusin e nisjes. Poashtu ai ka shpjeguar se autobusi i dërgon pasagjerët nga Maqedonia deri në kufi. Ndërsa në pyetjen se autobusët e kujt ishin në pronësi maqedonas apo të huaj, ai është përgjigjur konkretisht.

Personi në fjalë i agjencionit nga Presheva poashtu u ka dhënë numër kontakti të një personi tjetër nga Maqedonia i cili do u jepte shpjegime rreth organizimit të udhëtimit dhe gjithashtu dhe biletat e udhëtimit.

Por pas marrjes në telefon të personit tjetër nga Maqedonia, pyetja e parë e tij ishte nëse thirinin nga organet hetimore.

Menjëherë pas kësaj, pronari i ndërroi mendje – shoku i tij i tha se nuk guxon të vozisë turistë maqedonas në territorin tonë, për shkak të doganës dhe policisë dhe se udhëtimi po dështonte. Dhe kështu ekipi i TV Telmas ishin të parët që thirrën nga Maqedonia për të bërë aranzhim udhëtimi në këtë agjencion.

Edhe pas gati dy muajsh, hetuesit bullgarë nuk dolën me ndonjë fajtor konkret për aksidentin. Njerëzit tanë po hetojnë nëse ka faj në institucionet tona, sepse autobusi fatal i “Besa Trans” ka kaluar 120 herë kufirin, por me dokumente të falsifikuara.

Kush është Besa Trans nga Presheva, a ka lidhje me atë të Maqedonisë së Veriut në autobusin e së cilës në territorin Bullgar humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë, për momentin askush nuk e di.

Agjencioni Besa Trans – Preshevë nuk është i evidentuar ende në regjistrin qendror serb. Ndryshe, nisja për në Stamboll, të paktën sipas asaj që është publikuar në faqen e Besa Trans – Preshevë në Facebook, është nesër.

Nga Gostivari niset në 15:30, nga Tetova në 16:30 dhe në ora 18:00 duhet të hipin udhëtarët nga Shkupi./in7.tv/

Burimi i lajmit TELMA.com.mk

https://www.facebook.com/besatranspresheve

A M

nga kategoria