Kurti: Vettingu është i domosdoshëm, por edhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme

e postuar më at 12:02
54 0

Ai të dielën gjatë një konference për media bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se “vettingu është domosdoshmëri”, si referencë e ka marrë rastin e dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë.

Ka akuzuar zyrtarët e sistemit të drejtësisë për mos dhënien e dënimit të merituar për dhunuesit dhe kriminelët e tjerë.

“Fuqia që vjen nga pozita e gjyqtarit dhe prokurorit në vete ngërthen përgjegjësi të madhe ndaj qytetarit, për të garantuar të drejtat e secilit, e për të fuqizuar sundimin e ligjit, gjyqtari vepron me urtësi, maturi e profesionalizëm. Gjyqësori ynë përkundër të gjitha garancive kushtuese ngjan sikur mundohet ta dëshmojë të kundërtën. I akuzuar dhe i dënuar për shumë vepra penale ec i lirë nëpër rrugët e Prishtinës, dhunuesi lirohet pas tetë muajsh burgim, dhunuesi nuk rehabilitohet, e përsërit veprën e madje edhe vret, nuk ka alternativë ndaj vetingut të sistemit gjyqësor e prokurorial. Këtë e kuptojnë edhe vetë akterët e këtij sistemi e edhe ata më skeptikët për vetingun”, ka thënë Kurti.

Kurti është fokusuar specifikisht te dhuna seksuale, duke shtuar vepra e dhunimit seksual në një pjesë të madhe të rasteve ka përfunduar vetëm me dënim me gjobë.

“Në mbi 85 për qind të këtyre rasteve kanë qenë të mitura. 140 prokurorë kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale. Merreni me mend mbi 200 gjykatës, më shumë se gjysma e gjykatësve në Kosovë kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht dhe gjobë, dhe rreth 140 prokurorë nga gjithsej 200 sa janë”, ka thënë Kurti.

Për procesin e vettingut ka folur edhe ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke thënë se po e dorëzojnë dosjen e këtij procesi të premtuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Pas një pune intensive, e konsultimeve me grupe parlamentare, po e dorëzojmë në Kuvend dosjen për dokumentet e vettingut, përfshirë amandamentet kushtetuese për vettingun, draftin, projektligjin për vettingun, e dokumentin shpjegues lidhur me vettingun të hartuar nga Minsitria e Drejtësisë”, ka thënë Haxhiu në konferencë për media.

Rasti i dhunimit të 11 vjeçares ka nxjerr në pah edhe një tjetër abuzim ndaj të mitures në qershor të këtij viti.

11 persona janë të arrestuar mbi akuzën për dhunim seksual në dy periudha të ndryshme kohore.

J X

nga kategoria

pg slot