Kurti: Do të punojmë për t’i fuqizuar sa më shumë personat me Sindromën Down dhe prindërit e tyre

e postuar më at 18:15
131 0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me ushtruesen e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, kanë bërë visitë në shoqatën “Down Syndrome Kosova” me rastin e Ditën Botërore të Sindromës Down.

Në këtë shoqatë ata janë pritur nga drejtoresha ekzekutive, Sebahate Beqiri, stafi dhe fëmijët me sindromë down.

Gjatë kësaj vizite Kurti ka thënë se kur ta marrë drejtimin e qeverisë do të punojë për t’i fuqizuar personat me down sindromë.

“Do të punojmë për t’i fuqizuar sa më shumë personat me sindromën down dhe prindërit e tyre”, është shprehur ai.

“Ne angazhohemi që të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht sfidave dhe nevojave që ata mund të kenë, ta zhvillojnë një jetë të dinjitetshme në vendin tonë, dhe në këtë drejtim do të shërbejmë e do të jemi bashkëpunëtorët e pare”.

J X

nga kategoria