Kurti dhe Osmani kryejnë takimin me Listën serbe, të premten takim me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun

74 0

Ka përfunduar takimi i kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit dhe kandidates për presidente, Vjosa Osmanit me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Tema e diskutimit ka qenë konstituimi i institucioneve të vendit.

Pas takimit dy përfaqësuesit e listës serbe nuk pranuan të japin prononcim për media.

Lista Serbe do të ketë dhjetë deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Seanca e parë e Kuvendit të Kosovës është thirrur për të hënën.

Ndërsa të premten pritet takimi i Kurtit e Osmanit me kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria