Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ia ka dorëzuar detyrën kryeministrit të ri të vendit, Albin Kurti.
Ceremonia e pranim-dorëzimit është bërë në Qeverinë e Kosovës.
Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti është votuar ditën e hënë.
Për votimin e Qeverisë Kurti 2 kanë votuar 67 deputetë, kurse kundër 30.
Kurti në kabinetin e tij do të ketë zëvendëskryeministër Besnik Bislimi, Donika Gërvalla zëvendëskryeministre dhe po ashtu do të udhëheq Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Emilja Rexhepi zëvendëskryeministre.