Smart News

Kujt i dërgon porosi Uzairi: Në fund të ditës, na do te kujdesim edhe për aktivistin tuaj!!

 

Gadaf Uzairi sekretar organizativ i ASH-Taravari përmes një postimi ka porosirur që që të rinë të qetë sepse ata do të kujdesin edhe për aktivistin tuaj
Rrini të qetë.!!
Sepse në fund të ditës, na do te kujdesim edhe për aktivistin tuaj!!
Gadaf Uzairi
“Të kotë e keni me thirjet tuaja, sepse ne jemin të bindur në misionin që kemi dhe jemi të pa thyeshëm përballë ofertave të momentit apo thirrjeve boshe. Ne nuk bëjmë pazare me njerëzit tanë, sepse i respektojmë. I vlerësojmë jo për shërbim, por për qëndrim.
Aleanca ka qenë gjithmonë zëri i shqiptarëve në Maqedoni, pa devijime, pa servilizëm, pa kalkulime që shesin idealin për karrige. Kushdo që përpiqet t’i thërrasë aktivistëve tanë, le ta dijë, të kot e kanë!
Sepse këta njerëz kanë dinjitet, dinë të analizojnë, dhe mbi të gjitha dinë të reshtohen aty ku është dinjiteti dhe drejtësia.
Thirrje të tilla kemi dëgjuar edhe në të kaluarën. Nuk kanë sjellë asgjë, nuk kanë ndryshuar asgjë, dhe s’kanë për të ndryshuar as tani.
Ne nuk jemi parti që servilohet. Ne nuk kemi qenë dhe nuk do të bëhemi kurrë pjesë e lojërave që zhvlerësojnë politikën e mashtrimeve dhe që nënçmojnë qytetarin.
Rrini të qetë.!!
Sepse në fund të ditës, na do te kujdesim edhe për aktivistin tuaj!!

Exit mobile version