Ku është Nikollovski i cili zbuloi gjalpin, ndërsa tani heshtë për narkobosët?

e postuar më at 10:57
60 0

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski edhe njëherë në një emision televiziv ka folur për situatën politike në vend, masat e këqija qeveritare, si dhe për ndodhitë e fundit me pasaportat që iu janë dhënë mafiozëve, vrasësve dhe narkobosëve.

Mickoski potencoi se kjo është një aferë e përmasave të mëdha dhe ky rast e pasqyron gjendjen reale të Maqedonisë në raport me krimin dhe sistemin e rrënuar të sigurisë. Ai gjithashtu përmendi edhe zëvendëskryeministrin për luftën kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski i cili deri më tani nuk ka thënë asnjë fjalë për aferën “Mafja”

“Nikollovski e manipulonte opinionin se po lufton kundër krimit dhe korrupsionit me asgjësimin e gjalpit me afat të skaduar. Paramendoni, ky ishte krim i madh. Pse Nikollovski nuk tha asgjë për këto 200 pasaporta që iu janë dhënë kriminelëve, vrasësve dhe narkobosëve”, pyet Mickoski.

Qeveria për çdo ditë po çalon. VMRO-DPMNE për çdo ditë po zbulon skandale të reja dhe raste të dyshimta që janë të lidhura me pushtetin, e cila edhe pse dëshiron t’i mbulon, megjithatë ato dalin në shesh, potencoi Mickoski.

nga kategoria