KSL: Të ndalen presionet ndaj anëtarëve tanë

e postuar më at 19:35
96 0

Konfederata e Sindikatave të Lira kërkon ndërprerjen e presioneve për anëtarët e saj nga zyrtarë të caktuar në disa institucione. Presioni ndaj tyre siç thonë ka ardhur pas kërkesave paraqitur me fillimin e pandemisë edhe atë sigurinë që iu takon në bazë të ligjit për Siguri dhe mbrojtje gjatë punës, sanksionim të punëdhënësve që morën ndihmë shtetërore dhe nuk paguan, ose paguan shumë më pak se paga minimale, si dhe për krijimin e një fondi solidariteti për të gjithë punëtorët që kanë humbur vendet e tyre të punës për shkak të krizës.

“Disa udhëheqës të Konfederatës së Sindikatave të Lira janë nën presion dhe përndjekje të vazhdueshëm nga funksionarë të emëruar, largohen nga puna kryetar të degëve të sindikatës të cilët janë edhe anëtarë të bordit ekzekutiv, degradohen në vendet e tyre të punës me disa pozita më të ulëta, degradohen me vende punë jashtë qyteteve ku jetojnë. Presioni për çdo ditë po rritet …Bëhet presion edhe ndaj inspektoratit të punës, ndaj institucioneve të sistemit si dhe ndaj gjykatësve që vendosin për kontestet e palëve që kanë të bëjnë me marrëdhënien e punës.”,- deklaroi kryetari i KSL-së, Blagoja Ralpovski.

Nga Konfederata e Sindikatave u shprehen se edhe përkundër insistimit për ta takuar kryeministrin ka qenë e e pamundur ndërsa u shprehen se janë duke i njoftuar të gjitha organizatat botërore për punëtorët, përfshirë edhe Konfederatën Botërore dhe atë evropiane./Tvm2

nga kategoria