Categories: LajmePolitika

KSHZ i përcaktoi afatet për zgjedhjet lokale 2025 – raundi i parë më 19 tetor, raundi i dytë më 2 nëntor

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në mbledhjen e parë pas shpalljes së zgjedhjeve lokale, miratoi afatet për të gjithë procesin zgjedhor. Listat e kandidatëve mund të dorëzohen deri më 13 shtator, ndërsa fushata do të fillojë më 29 shtator. Raundi i parë do të mbahet më 19 tetor, ndërsa i dyti më 2 nëntor, kur qytetarët do të zgjedhin kryetarët e komunave dhe këshilltarët komunalë në 80 komuna dhe në qytetin e Shkupit.

KSHZ do të kërkojë nga MPB të dhëna për azhurnimin e listës zgjedhore, e cila do të përmbyllet më 26 shtator. Shorti për renditjen në fletëvotim do të mbahet deri më 25 shtator, ndërsa Kodi për zgjedhje të ndershme duhet të nënshkruhet deri më 27 shtator. Tre ditë para zgjedhjeve mund të dorëzohen propozime për vëzhgues.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, bëri thirrje për standarde të ndershme, demokratike dhe evropiane, pa presione, gjuhë përçarëse dhe keqpërdorim të burimeve.

Cikli zgjedhor do të kushtojë rreth 10 milionë euro, nga të cilat pjesa më e madhe do të shkojë për mbulim mediatik dhe reklamim politik të paguar. Këto zgjedhje janë më masivet për nga numri i pjesëmarrësve, ndërsa fushata do të zgjasë 20 ditë. (INA)

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

17 minutes ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

44 minutes ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

5 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

5 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

6 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

6 hours ago