U.D. Kryetari i Komunës së Gostivarit Valbon Limani, priti sot në takim kampionin e dyfishtë të shtetit në tenis Shëndrit Dehari.
“Kisha në zyrë kampionin e dyfishtë të shtetit në tenis, Shëndrit Dearin.
Krenar dhe i bindur që emri i tij lakohet deri në kampionatet më prestigjioze të tenisit, Shëndriti ka 10 vjet që i jep dinjitet shtetit tonë në sportin e bardhë.
I uroj suksese në turneun e Kroacisë këtij sportisti dhe djali të mirë!”, ka shkruar Limani.
Kujtojmë që Shëndriti po ashtu ka luajtur për reprezentacionin e RMV-së nëntë vite dhe ka qenë reprezentues i shtetit në Lojrat Meditarane. Ai ka arritur pikë edhe në ATP. Deari vazhdon suksesshëm turnetë nëpër Evropë.
Për këto të arritura, në shenjë mirënjohjeje dhe falendërimi, kryetari Limani i dhuroi Dearit skulpturën me simbolin e qytetit të Gostivarit, Sahat Kullën.