Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot zhvilloi takim me zëvendëskryeministrin për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë, Arben Fetai, i cili turrin e tij nëpër komuna e nisi pikërisht nga Komuna e Gostivarit, si shembull i transparencës dhe qeverisjes së mirë.
Dy bashkëbiseduesit diskutuan për përvojat e komunave në kuadër të strategjisë anti-korrupsion, planeve komunale për detektimin e rreziqeve të korrupsionit dhe konflikte të interesit si dhe për rritjen e transparencës në komunë.
“I nderuar të pres në takim zv/kryeministrin për Qeverisje të mirë dhe Transparencë, mikun tim të çmuar z.Arben Fetai, i cili turin e tij nëpër komuna, e nisi pikërisht nga komuna e Gostivarit si shembull i transparencës dhe qeverisjes së mirë.
Në fokus të takimit ishte nisja e një turi nga zv.kryeministri Fetai në nivel komunal, për të diskutuar përvojat e komunave në kuadër të strategjisë anti-korrupsion, planeve komunale për detektimin e rreziqeve të korrupsionit dhe konflikte të interesit, si dhe rritjen e transparencës në nivel të komunave.
Gjiathshtu, diskutuam edhe per investimet në infrastrukturë nga niveli qendror që pritet të fillojnë nga shtatori i këtij viti” tha mes tjerash kryetari Limani.
Në takim po ashtu u bisedua për investimet në infrastrukturë nga niveli qendror që pritet të fillojnë në shtator të këtij viti.