Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani shtroi iftarë për mësimdhënësit e pensionuar shqiptarë

Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit Shqiptarë, Komuna e Gostivarit ka organizuar darkën tradiconale solemne për të gjithë mësimdhënësit e pensionuar shqiptarë të Gostivarit. Ata u pritën nga vetë kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani. Kjo darkë e shtruar në restorant “Panorama” pasi ndodhemi në muajin e Ramazanit, erdhi për iftarë.

Kryetari Limani, mësimdhënësit e pensionuar i ka cilësuar më meritorët e kombit, ndërsa ditën e sotme një ndër ditët më të bukura të vitit. Ai tha se institucioni që ai drejton gjithmonë do ta ketë derën hapur për të gjithë mësimdhënësit.

“I lumtur që të vazhdoj traditën e pritjes për 7 mars të Arsimtarëve Veteranë! Drita e tyre është njësoj e fortë dhe sytë e tyre janë plot dashuri e përkushtim përgjithnjë!
Gëzuar 7 marsin dhe faleminderit!”, tha mes tjerash kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani.

Ndryshe, ky ishte viti i tetë që Komuna e Gostivarit tradicionalisht shtron darkë për mësimdhënës shqiptarë të pensionuar ndër vite.

admin

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

9 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

9 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

13 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

13 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

14 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

14 hours ago