Categories: LajmePolitika

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, realizon 30 projekte infrastrukturore në 12 muaj

Në një vit të plotë në detyrë, Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka realizuar një numër të konsiderueshëm projektesh infrastrukturore që kanë pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e Gostivarit. Gjatë periudhës 12-mujore, janë realizuar gjithsej 30 projekte, përfshirë asfaltime rrugësh, ndërtim dhe rregullim shëtitorjesh, investime në arsim dhe energji të rinovueshme, si dhe përmirësime në infrastrukturën e kanalizimeve dhe mbrojtjen e mjedisit.

Investimet Kyçe:

Asfaltimi i rrugëve: Bulevardi “Goce Dellçev”, rruga “18 Nëntori”, rruga Nikolla Teslla, Beliçica dhe shumë rrugë të tjera, si dhe përfundimi i disa segmenteve të rrugëve kryesore në fshatrat e Gostivarit, kanë përmirësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe transportin publik.

U vendosën pajisjet me panele fotovoltaike në shkolla. Dy shkolla, Gjimnazi i Gostivarit dhe Shkolla “Goce Dellçev”, janë pajisur me panele fotovoltaike, duke kontribuar në kursimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit.

Në drejtim të përmirësimin e infrastrukturës urbane u bë rregullimi i shëtitorjeve pranë Qendrës së qytetit dhe afër lumit Vardar, si dhe ndërtimi i terreneve sportive, që janë një hap i rëndësishëm në pasurimin e hapësirave publike dhe ofrimin e mundësive për aktivitet fizik dhe rekreacion.

Kryetari Limani ka ndjekur edhe një plan të gjerë për përmirësimin e sistemit të kanalizimeve, si në fshatin Banjicë të Epërme, ashtu edhe në rrugën Debresh-Zdunjë. Po ashtu, janë siguruar 340 mijë euro për të ulur ndotjen e ajrit në qytet.

Përveç këtyre, janë siguruar gjithashtu 49 projekte të tjera nga kredia hungareze, të cilat do të fillojnë realizimin pas pushimeve verore. Kryetari Limani ka paralajmëruar se punimet do të ndërpriten për një periudhë të shkurtër gjatë verës për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, veçanërisht gjatë periudhës së ardhjes së bashkatdhetarëve.

Kryetari Limani më herët është shprehet se këto investime janë të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të Komunës së Gostivarit, duke krijuar kushte më të mira për qytetarët dhe duke i dhënë një shtysë të fortë zhvillimit ekonomik dhe social të qytetit.

Duke vlerësuar suksesin e këtyre projekteve, Limani ka theksuar angazhimin e tij për të vazhduar me realizimin e projekteve të tjera infrastrukturore, duke e bërë Gostivarin një qytet më të zhvilluar dhe më tërheqës për jetesë. Ai ka garantuar se projekti do të vijojë të rritet në vitet në vijim, për t’u siguruar që çdo pjesë e qytetit dhe fshatrave të Komunës të ketë zhvillimin dhe përmirësimet e nevojshme.

Në vazhdim ua sjellim projektet dhe punë të tjera të realizuar për 12 muaj:

Terrene sportive për tenis,

U siguruan 340 mijë euro për uljen e ndotjes së ajrit,

U asfaltua Bulevardi “Goce Dellçev”,

U asfaltuar rruga “18 Nëntori” në afërsi të Stacionit të Policisë,

U finalizuar kanalizime në Banjicë të Epërme,

U përfunduar kanalizime në rrugën Debresh-Zdunjë,

U bë asfaltimi i rrugës Debresh-Zdunjë,

Një rrugë në pjesën qendrore të qytetit u shtrua me pllaka bekatoni,

U asfaltua rruga “Kej Vardar”,

U asfaltua një rrugë në Lagjen Maleardi,

U finalizua një pjesë e kanalizimet në fshatin Raven,

U asfaltua rruga kryesore në fshatin Zdunjë,

U asfaltua rruga në fshatin Balindoll,

U asfaltua rruga “13”,

U asfaltua rruga “Nikolla Teslla”,

Asfaltohet pjesa e dytë e rrugës “Nikolla Teslla”,

U vendos fasadë e jashtme e re në çerdhen “Lulishte”,

U asfaltua rruga “Mara Ugrinova”,

U asfaltua rruga e fushës në fshatin Forinë,

U realizua faza s parë e rregullimit dhe asfaltimi të bulevardit kryesor “Vllezërit Gjinoski”,

U asfaltua rruga “Beliçica”,

Shkolla e parë u bë me panele fotovoltaike- Gjimnazi i Gostivarit,

Shkolla e dytë e panele fotovoltaike-Goce Dellçev,

U rregullua dhe asfaltua mbikalimi i hekurudhës në lagjen Pitarnicë,

U sigurua kamion për grumbullimin e mbeturinave për N.P “Komunalec”

Shkon drejtë finalizimit shetitorja e re në afërsi të Qendrës së qytetit,

U asfalta segmenti i dytë i rrugës “Boris Kidriç”,

U hap aplikimi për ndihmë financiare prej 6000 denarë për çdo fëmijët të porsalindur,

U rregullua shëtitorja e re pranë lumit Vardar.

Admin01

Recent Posts

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

1 hour ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

2 hours ago

Bajram Rexhepi së bashku me rinistët e AKI vizituan Rrugën e Butiqeve në Tetovë

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sot së…

3 hours ago

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

5 hours ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

5 hours ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

6 hours ago