Categories: Lajme

Kryetari i Gostivarit, Valbon Limani: “Liria e mediave është liri e demokracisë”

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka reaguar pas presioneve ndaj mediave, duke theksuar se liria e të shprehurit është thelbësore për një shoqëri demokratike.

“Liria e të shprehurit në media është kyçe për demokratizimin e shoqërisë, zhvillimin dhe inkurajimin e mendimit kritik. Është absolutisht e palejueshme që individë dhe institucione të abuzojnë me fuqinë e tyre dhe të kërcënojnë një liri të tillë”, deklaroi Limani.

Ai nënvizoi se institucionet kanë detyrim që jo vetëm ta respektojnë punën gazetareske, por edhe të krijojnë kushte për funksionimin pa pengesa të mediave.

“Mbështetje të plotë për ekipin e TetovaSot. Ne të gjithë jemi përgjegjës për të ndihmuar dhe mbështetur mediat që ta bëjnë punën e tyre pa probleme, të liruar nga çdo lloj presioni. Liria e mediave do të thotë liri e demokracisë”, theksoi kryetari i Gostivarit.

Në fund, Limani u bëri thirrje gazetarëve të qëndrojnë të palëkundur përballë presioneve:
“Të nderuar gazetarë të TetovaSot, mos lejoni të zmbrapseni nga fuqia e individëve dhe grupeve, ju keni fuqinë më të madhe!”

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

8 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

9 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

12 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

13 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

13 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

14 hours ago