Kryetari i FRASH paralajmëron protesta para UT

74 0

Kryetari i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët, Omer Ajdini nëpërmjet një video-mesazhi, ka njoftuar se do të protestohet para Univeristetit të Tetovës.

Shkak për protestën, e paraqesin raportin e “Veritas” për plagjiaturat të disa profesorëve të këtij univerisiteti.

“Keqqeverisja me Universitetin në vend të investimeve, vendosi korrupsionin, krimin dhe nepotizmin.

Fadil Sulejmanit dikush dëshiron t’ja shuaj ëndrrën për një tempull të mirëfilltë të dijes, por ka ardhur koha t’i themi boll më kësaj katrahure, sepse mjaft duruam! Universiteti jonë është e ardhmja jonë, Ai është shpresa e vetme për ditë të mira, dhe prandaj këtë shpresë nuk do ta lëmë të shuhet!

Kështu që ne të rinjtë nuk do të heshtim më, prandaj edhe do të protestojmë para Universitetit kundër korrupsionit, nepotizmit dhe plagjiaturës. Dhe, për dinjitet, investime dhe mirë menaxhim të UT-së. Shihemi para universitetit!”, tha mes tjerash Ajdini.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria