Kryetari i Degës së Aleancës për Shqiptarët – Tetovë, Pëllum Vela, u është drejtuar aktivistëve përmes një shkrimi në rrjetet sociale.
Premton se si kryetari i ri i kësaj dege do të vazhdojë të mbështes pa rezervë gjithkënd që ka qenë i rreshtuar pranë ASH-së, sidomos ata nga qyteti i Tetovës.
“Të nderuar aktivistë të ASh-së dhe bashkëqytetarë, Po ju drejtohem tani më si Kryetar legjitim i Degës së Tetovës i ASh-së për t’jua rikujtuar se, megjithëse jam i ri në këtë subjekt politik, kam aq përvojë dhe jam i vetëdijshëm se kontributi i secilit prej jush, që nga themelimi i këtij subjekti e deri më sot, ka qenë shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm për avancimin e subjektit në fjalë dhe unë do të vazhdoj të mbështes pa rezervë gjithkënd që ka qenë i rreshtuar pranë këtij subjekti, duke ju premtuar se puna dhe mundi i askujt nuk do të shkojë huq”, shkruan Pëllum Vela, kryetar i Degës së ASH-së në Tetovë.
Vela e mbyll shkrimin e tij duke theksuar se “Shpresoj t’ua shpërblej të gjithëve angazhimin dhe përkushtimin”.