Kryetari i BFI-së apel mërgatës: Regjistrohuni pasi procesi është me vlerë historike

e postuar më at 20/03/2021
82 0

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, shpjegon se si institucion kanë marrë një sërë aktivitetesh nëpërmjet gjitha qendrave dhe unioneve islame në diasporë, duke filluar nga Zvicra, Gjermania, Italia, vendet skandinave, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e tjerë, ku mërgimtarët që jetojnë dhe veprojnë në ato vende të sensibilizohen maksimalisht për tu regjistruar. Ai tha se qendra të tilla kanë mbi 200 përmes së cilave mërgata do të udhëzohet që detyrën e regjistrimit ta kryejnë në nivelin e duhur.

“Bashkësia Fetare Islame me të gjitha strukturat e saja, potencialet kadrovike, intelektuale mbështet fuqishëm çështjen e regjistrimit të popullatës, në veçanti në këto momente të kohës së regjistrimit të bashkëatdhetarëve tanë që janë vendet e Evropës, SHBA, Kanda, Australi, me një fjalë të gjithë diasporën. Ne hapin e parë e bëmë prej momentit, prej ditës së parë të fillimit të regjistrimit ku u dërguam të gjitha Unioneve në Evropë shkresë zyrtare, apel zyrtar që vërtetë në këto momente të jenë të vetëdijshëm se çështja e regjistrimit është me vlerë historike. Andaj, kërkuam nga të gjitha Unionet në Evropë dhe më gjerë që të gjitha Qendrat tona Islamike, që i kemi mbi 200, të jenë të angazhuara jo vetëm për ngritjen e vetëdijes rreth regjistrimit, por të jenë edhe qendra kryesore si subjekt edhe organizativ që do të udhëzojnë bashkëatdhetarët që detyrën e regjistrimit ta kryejnë në nivelin e duhur”, deklaroi kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.

Kryetari i BFI-së thotë se regjistrimi është aq sa detyrim kombëtare, po aq edhe obligim fetar.

“Është shumë me rëndësi që secili ta bëjë regjistrimin me qëllim që të jemi në shërbim të shoqërisë në të cilën ne jetojmë, po kuptohet edhe në shërbim të popullatës sonë në përgjithësi. Kemi informata se të gjitha Qendrat në Evropë dhe më gjerë e kanë marrë shumë seriozisht dhe të gjitha xhamitë dhe Qendrat tona fetare – islame – kulturore, janë në shërbim të të gjithë bashkëatdhetarëve. Edhe një herë apeloj në emër të BFI në RMV dhe në emër të të gjitha organave të saja, te të gjithë bashkëatdhetarët tanë kudo që jetojnë dhe kudo që veprojnë, t’i qasen regjistrimit me seriozitetin më të madhe dhe të bëjnë regjistrimin e të gjithë anëtarëve me qëllim që regjistrimi të del i suksesshëm. Kam bindje se vetëdijësimi i tyre do të jetë në nivelin e lartë dhe me sukses do ta kryejnë këtë detyrë aq sa është kombëtare, shoqërore, aq është edhe obligim fetar”, deklaroi kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.

Ai thotë se BFI e ka obligim institucional regjistrimin, dhe premton se angazhimet e tyre do ti bëjnë deri në momentet e fundit derisa të zgjasë regjistrimi në diasporë.

nga kategoria