Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari me rastin e 4 Korrikut, Ditën e Pavarësisë së Amerikës uroi 247 vjetorin e pavarësisë duke theksuar se tani është model i jashtëzakonshëm i demokracisë.
“Më 4 korrik, 247 vite më pаrë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën Pavarësinë e tyre, duke ndërtuar kështu një model të jashtëzakonshëm demokracie, drejtësie, solidariteti dhe humanizmi, me rrezatim në tërë rruzullin tokësor”, shkruan në urim kreu i ASH-së, Arben Taravari.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara janë pa asnjë mëdyshje fanari i civilizimit dhe i demokracisë.
“Si shqiptarë, krenohemi me miqësinë tonë të thellë dhe të përhershme me Shtetet e Bashkuara. Gëzuar Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve! Zoti e bekoftë Amerikën!”, thuhet në fund të urimit.