KRYEPARLAMENTARI XHAFERI PRITI NË TAKIM KRYETARIN E PDK-SË MEMLI KRASNIQI

e postuar më at 16:03
41 0

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është mbajtur takimi midis Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Në takim, Kryetari Xhaferi iu referua situatës politike aktuale në vend dhe e njoftoi mysafirin me aktivitetet aktuale të Kuvendit, duke e theksuar rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm me opozitën dhe përgjegjësinë që ka opozita për përparimin e vendit, duke e nënvizuar rolin e kryetarëve të komisioneve dhe rolin e tyre në procesin e miratimit të ligjeve që janë kryesisht përfitim për qytetarët.

Sa i përket bashkëpunimit bilateral, Xhaferi theksoi se marrëdhëniet bilaterale karakterizohen nga mbështetja dhe respekti reciprok, dialogu i hapur dhe konstruktiv. Dëshmi për këtë janë vizitat dhe takimet e shumta të ndërsjella të përfaqësuesve të të dyja vendeve mike dhe mbajtja e mbledhjeve të përbashkëta të qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Në fushën e bashkëpunimit multilateral, Kryetari Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka qëndrim afirmativ për aderimin e Republikës së Kosovës në të gjitha iniciativat dhe forumet multilaterale dhe rajonale.

“Republika e Maqedonisë së Veriut e mbështet dialogun Prishtinë – Beograd në drejtim të arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe të pranueshme reciprokisht, e cila do të garantojë paqen, stabilitetin, sigurinë dhe përparimin e të dyja vendeve dhe të rajonit në tërësi”, theksoi Xhaferi.
Zotëri Krasniqi falënderoi për mundësinë që të takohet me Kryetarin Xhaferi në kuadër të vizitës së tij në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për t’i vazhduar bisedat që i kanë filluar gjatë takimeve gjatë vizitës zyrtare të Xhaferit në Republikën e Kosovës. Krasniqi theksoi se liria e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave, mundësitë për hapjen e bizneseve në të dyja vendet dhe përgjithësisht mundësitë e mira të biznesit janë thelbi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë dhe sigurisht që burojnë nga bazat e forta në formën e ligjeve dhe rregullativave të miratuar nga Kuvendi.

Lidhur me sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, Krasniqi theksoi se efekti i hapjes së negociatave aderuese me Bashkimin Evropian ndihet edhe në Republikën e Kosovës, sepse aderimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE do të thotë siguri më të madhe, stabilitet jo vetëm për të dyja vendet, por edhe për rajonin.
Bashkëbiseduesit ranë dakord se përcaktimet dhe qëllimet e përbashkëta strategjike të të dyja vendeve në aspektin e politikës së jashtme, garantojnë vazhdimin e praktikës së kultivimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

J X

nga kategoria

pg slot