Kryeministri Zaev paralajmëron takim me ASH-AAA

e postuar më at 18:47
67 0

Gjatë kësaj jave do të mbajmë takime me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën (ASH dhe A) për tejkalim të problemit me ligjet e bllokuara në Kuvend nga pakoja e masave për të luftuar Kovid-19, paralajmëroi sot kryeministri Zoran Zaev.

“Nesër kam takim përfundimtar me Ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë dhe institucionet e tjera përkatëse për të konkluduar atë që ishte detyrimi ynë nga takimi i duhur për t’i pranuar sugjerimet e dy partive të opozitës – Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në mënyrë që të mundemi të mërkurën, të enjten ose të premten ta caktojmë takimi, nga i cili pres që të gjejme zgjidhje të përhershme për marrjen e shtetësisë për ata qytetarë tanë që nuk kanë”, tha Zaev në përgjigje të një pyetje në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Ai u bëri thirrje të dy partive të opozitës t’i zhbllokojnë ligjet.

“Të vetëdijshëm janë për përfshirjen tonë në proces dhe pranimin tonë të sugjerimeve. Argumentet e dhëna në tryezë janë të pranueshme, ndërsa ata i kuptuan edhe argumentet e ekzekutivit që iu dhanë atyre si deputetë. Apeloj t’i tërheqin amandamentet në mënyrë që të zhbllokohen të gjitha ligjet nga pakoja e masave për luftën kundër Kovidit”, tha Kryeministri.

 

 

 

J X

nga kategoria

Bajram i trishtë!

Posted by - 25/07/2021 0
Dr. Arben TARAVARI Tre ditët e festës së Bajramit, shto edhe gjallërinë që kanë sjellë mërgimtarët e kthyer në shtëpi,…