Smart News

Kryeministri teknik shpërfaq arrogancë ndaj administratës në Tetovë

Kryeministri teknik, Talat Xhaferi sot mori rolin edhe të inspektoriatit të punës duke shpërfaqur arrogancë ndaj administratës së SPB – Tetovë.

Në hapësirat e SPB, kryeministri teknik Talat Xhaferi u pa duke debatuar me nëpunësit e këtij institucioni dhe duke i sulmuar dhe duke ua tërhekur vëmendjen për punën e tyre.

Xhaferi madje prek fizikisht nëpunësen dhe akuzon nëpunësin tjetër se ka ardhur për kafe, edhe pse ai sqarohet se është në pushim mjkësor.

Ndryshe, sjellja arrogante e Xhaferit vjen 3 muaj para zgjedhjeve, në kohën kur partia e tij BDI do të garojë për herë të parë kundrejt opozitës së bashkusr VLEN.

Exit mobile version