Hamza Yousaf, i cili dje u zgjodh kryeministër i ri i Skocisë, ndau një foto të tij duke falur namazin në shoqërinë e familjes së tij ditën e parë në Bute House, rezidenca zyrtare e kryeministrit, raporton Anadolia.
Yusaf, kryetar i Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), u zgjodh nga parlamenti si kryeministër i ri, duke u bërë muslimani i parë që mban postin e kreut të qeverisë skoceze.