Categories: LajmePolitika

Kryefjala e opozitës shqiptare: Institucionet nën kontroll të VMRO-së – shqiptarët mbeten jashtë sistemit

Përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe publike në Maqedoninë e Veriut po rikthehet si një ndër temat më të nxehta të debatit politik. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Aleanca për Shqiptarët (ASH) kanë reaguar ashpër ndaj, siç e cilësojnë, një plan të organizuar diskriminues, i cili synon të margjinalizojë shqiptarët – jo vetëm aty ku nuk udhëheqin, por edhe në pozita që formalisht u përkasin atyre. Me tone alarmuese, të dy subjektet flasin për përjashtim sistematik, diskriminim të heshtur dhe dështim të qeverisë për të përmbushur premtimet ndaj shqiptarëve, duke vënë në shënjestër sidomos koalicionin VLEN dhe kontrollin politik të VMRO-DPMNE-së mbi administratën. Në vijim, citimet dhe të dhënat konkrete që e mbështesin këtë akuzë, përcjell Flaka

Në një deklaratë të publikuar nga BDI, thuhet se po realizohet një plan i përbashkët i dy partive maqedonase, i ndërmjetësuar nga oligarkia politike dhe ekonomike, për ta vendosur popullsinë shqiptare në margjinat e të gjitha proceseve vendimmarrëse në shtet – politike, shoqërore dhe ekonomike.

“Ky plan përjashtues zbatohet me metoda të sofistikuara, madje edhe aty ku shqiptarët janë simbolikisht në pozita udhëheqëse,” – thuhet në reagim.

Shembull konkret sipas BDI-së është rasti i Filharmonisë së Maqedonisë së Veriut, ku në gjashtë muajt e fundit janë punësuar 18 persona, por vetëm një shqiptar, ndonëse institucioni udhëhiqet nga një shqiptar.

BDI: Strategjia antishqiptare zbatohet në katër drejtime kryesore

BDI rendit disa nga mënyrat se si, sipas saj, po realizohet kjo strategji:

Mospërfillje e legjitimitetit politik të shqiptarëve;
Mosrespektim i parimit të Badenterit;
Shfuqizim i mekanizmit të balancuesit;
Shkelje flagrante e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në institucionet publike.
“Shqiptarët nuk po përjashtohen vetëm nga institucionet që drejtohen nga maqedonasit, por edhe nga ato që formalisht drejtohen nga shqiptarë! Ky model është përçmues, antikushtetues dhe rrezikon karakterin multietnik të shtetit,” – thekson BDI.

ASH: Punësimet e premtuara nga VLEN – një mashtrim i madh

Nga ana tjetër, edhe Aleanca për Shqiptarët, përmes një kumtese të publikuar nga lideri i saj Arben Taravari, ka demaskuar propagandën e koalicionit VLEN në lidhje me punësimet e premtuara për shqiptarët.

VLEN kishte premtuar 2.500 punësime për shqiptarët gjatë muajit korrik, por, sipas ASH, nuk janë realizuar as 300, dhe shumica prej tyre i përkasin rrethit të ngushtë familjar dhe partiak të drejtuesve të VLEN-it.

“Reklama është kthyer në demaskim për porositësit e saj,” – thekson ASH në deklaratë.

Punësimet kalojnë vetëm me “aminin” e VMRO-së

ASH thekson se të gjitha punësimet filtroren nga VMRO-DPMNE, dhe pa pëlqimin e tyre, asnjë emër shqiptar nuk kalon. Si shembull përmendet Agjencia për Siguri Kombëtare, ku raporti i punësimeve është 40:1 në favor të maqedonasve, dhe i vetmi shqiptar i punësuar është familjar i njërit prej krerëve të VLEN-it.

Situatë e ngjashme u regjistrua edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, ku sipas ASH, vendi i vetëm për shqiptarë iu dha një personi të afërt me Arben Fetain.

“VLEN-i nuk është zë për shqiptarët, por vetëm një përkthyes i sukseseve të VMRO-së në gjuhën shqipe,” – theksohet në deklaratën e ASH.

ASH: Mashtrimi është bërë publik – shqiptarët nuk janë në listë, as në rend dite

Deklarata e ASH përfundon me kritika të ashpra ndaj mënyrës se si janë shpërndarë vendet e punës në administratë:

“VLEN-i ka kthyer përfaqësimin në një mjet klientelist. Shqiptari i thjeshtë nuk është në listën e punësimeve, as në rend dite. VLEN-i është zëdhënës i sistemit të diskriminimit dhe i padrejtësisë me ngjyrë shqiptare,” – thuhet në fund të kumtesës. Flaka

Admin01

Recent Posts

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

8 hours ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

9 hours ago

Bajram Rexhepi së bashku me rinistët e AKI vizituan Rrugën e Butiqeve në Tetovë

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sot së…

9 hours ago

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

12 hours ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

12 hours ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

13 hours ago