Kriza energjetike rikthen ndotjen e ajrit

e postuar më at 17:07
43 0

Maqedoninë e Veriu, sikur edhe shumë vende tjera të rajonit dhe Evropës, i pret një dimër i vështirë në aspektin e furnizimit me energji elektrike, por kjo do të ketë edhe kosto të lartë për mjedisin, thotë Arianit Xhaferi, drejtues i shoqatës ambientaliste nga Tetova, “Eco Guerila”.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe për pasojë rritjes së çmimit të saj, qytetarët do të kërkojnë alternativa tjera për ngrohje, kryesisht me dru, qymyr dhe lëndë tjera djegëse që e ndotin në masë të madhe ambientin jetësor.

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, si dhe Tetova, në tre vjetët të fundit kanë qenë në krye të listave botërore sa i përket ndotjes së ajrit, respektivisht pranisë së grimcave PM-10 shumë herë mbi normat e lejuara.

Sipas të dhënave të fundit të Asociacionit Evropian për Shëndetësi dhe Mjedis, termocentrali i Manastirit është ndotësi më i madh në Maqedoninë e Veriut.

Ky termocentral lëshon çdo vit rreth 2700 tonelata grimca PM 2.5 në ajër.

“Dimri para nesh pritet të jetë me ndotje shumë të lartë pasi me shtrenjtimin e energjisë elektrike, shumica e qytetarëve do të orientohen te metodat alternative, siç janë drutë, qymyri, mazuti, por edhe lëndë tjera djegëse, që janë ndotëse shumë të mëdha. Për shkak të krizë energjetike pritet që me aktivizimin e termocentraleve të digjet edhe më shumë qymyr që të prodhohet energji elektrike për nevojat e atyre qytetarëve që e përdorin energjinë për ngrohje”, thotë Xhaferi

https://fax.al/read/news/34865976/33198568/kriza-energjetike-rikthen-ndotjen-e-ajrit

J X

nga kategoria

pg slot