Kreu Taravari bën bilancin e javës:Gostivari,qytet për të gjithë

e postuar më at 16:12
19 0

Kryetari i Komunës Gostivar Arben Taravari ka bërë bilancin e punës gjatë një jave. Dje përmes një statusi në rrjetin social facebook,Taravari rendit gjërat konkrete të realizuara në 7 ditët e javës:

“ÇFARË BËMË PËR KOMUNËN TONË – RAPORT JAVOR (20.06.2021 – 26.06.2021)

1. Ndërtimi i rezervuarit më të madh të ujit në kuadër te projektit SECO, me vëllim 5600 m3 në fshatin Zdunjë;

2. Në kuadër të projektit SECO, vijon me intensitet të lartë instalimi i ujësjellësit të ri në Bajnicë të Epërme me gjatësi 2500 metra;

3. Reçan, riparimi i tërësishem i rezervuarit të ujit, si dhe riparimi i një pjese të rrjetit të ujësjellësit;

4. Turçan i Madh, instalim i rrjeti të ujësjellësit në gjatësi prej 380 metra;

5. Balindoll, instalim i rrjetit të ri të ujësjellësit në gjatësi prej 1600 metra;

6. “Rusino”, betonimi i bazamentit për peshoren matëse të kamionëve për mbeturina dhe pusetës së poshtme për përcjellje të ujërave të zeza;

7. Instalim i kanalizimit tërësisht të ri prapa kompleksit banesor në rrugen “Ilindenska”;

8. Pas përfundimit të të gjitha instalimeve nëntokësore filluan pregaditjet me tamponim dhe më pas asfaltim të 7 rrugicave të dëmtuara në Çajlë;

9. Vendosëm në përdorim ulëset për persona me nevoja të veçanta;

10. SH.M.K “Gostivari”, paisje për 5 kabinete që po rinovohen tërësisht;

11. Ndriçim publik LED tërësisht i ri në lagjet Shumatovska dhe Beogradska;

12. Ndriçim publik LED tërësisht i ri në lagjen Tullana 2;

13. Ndriçim LED në Mirditë;

14. Fazaneriа 1, vijojmë me riparimin e tërësishem të rrjeteve të ndriçimit publik;

15. Riparim i tërësishem i ndriçimit publik në Sërmnovë, Tërnovë dhe Padalisht;

16. Ndriçim publik LED tërësisht i ri në rrugen “Major Çede Filipovski”;

17. Kositje e shkurreve: Debresh, Simnicë – Gjenovicë; Vërtok – Reçan; Çajlë-Forinë-Çegran-Tumçevisht.”
Komuna e Gostivarit është në shërbim të qytetarëve çdo ditë të javës me punë konkrete.

T F

nga kategoria