Kreu i Gostivarit Arben Taravari uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin

e postuar më at 07:02
3 0

Kryetari i Komunës së Gostivarit,Arben Taravari uron besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit:

“Të dashur besimtarë të fesë Islame,
Të nderuar qytetarë,

Sot, mbarë bota islame kremton festën e Kurban Bajramit. E cila ka hyrë në historinë e njerëzimit me dashin që Allahu i dërgoi Profetit Ibrahim për të mos flijuar të birin e tij.

Uroj që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira, por edhe me vizita tek të afërmit dhe me vepra të mira, sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.

Me dëshirën që të gjitha grindjet, luftërat, masakrat, hidhërimet dhe urrejtjet të marrin fund me rastin e këtij Bajrami ju urojmë të gjithëve gëzuar festën e Kurban Bajramit.

Sinqerisht,
Arben Taravari – Kryetar i Komunës së Gostivarit”

 

T F

nga kategoria