Smart News

Krerët e VLEN-it vizitojnë Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Krerët e VLEN-it, gjatë ditës së sotme kanë qëndruar në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Siç thuhet në njoftimin, ata kanë realizuar takime me esnafin e Çarshisë, me të cilët është biseduar lidhur me kushtet dhe çfarë duhet bërë për të rikthyer edhe më shumë shkëlqimin që më vete e mbart Çarshia.

“Vizituam sot Çarshinë e Vjetër, një prej simboleve më të rëndësishme të Shkupit.
Diskutuam me esnafin e Çarshisë për kushtet, përkrahjen dhe mbrojtjen e zanateve dhe ringjalljen e jetës kulturore në Çarshinë e Shkupit.
Çarshia VLEN!”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

Exit mobile version