Smart News

Krenar Lloga zyrtarisht merr detyrën e ministrit të Drejtësisë.Reforma dhe luftë kundër krimit dhe korupsionit

Në Ministrinë e Drejtësisë sot është realizuar dorëzimi i postit të Ministrit të Drejtësisë në mes të ministrit të mëparshëm dhe atij të sapoemëruar, Nikolla Tupançeski dhe Krenar Lloga.

“Tupançeski i uroi Llogës punë të suksesshme, realizim të një numri të madh projektesh dhe suksese në funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga falënderoi Tupançeskin për kontributin e deritanishëm dhe paralajmëroi reforma në sferën e drejtësisë dhe forcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Exit mobile version