“Kovid pasaporta” vetëm për vaksina të miratuara nga BE

e postuar më at 17:12
137 0

Propozimi për vendosjen e të ashtuquajturave “kovid pasaporta” për udhëtim të lirë në suaza të BE-së, që do të shqyrtohet më 17 mars, do të vlejë vetëm për ata që janë vaksinuar me vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave, deklaroi Ylva Johansson, komisionere për punë të brendshme e BE-së.

Sipas lajmit të publikuar në “Euronews” thuhet se komisioneri evropian për drejtësi, Didier Reynders qartë ka bërë me dije se shtetet anëtare të BE-së lirisht mund të vaksinojnë banorët e tyre me vaksina nga prodhues tjerë, por se nuk do të mund të marrin çertifikatë të licencuar për udhëtim, nëse vaksina nuk është nga një prodhues i miratuar, përcjell SmartNews.

Komisioni rregullator evropian deri më tani ka miratuar vaksinat e “Pfizer”, “Biontech”, “AstraZeneca”, “Moderna” dhe “Johnson&Johnson”. Çertifikata për vaksinim duhet të jenë të vlefshme deri në fund të pandemisë, ndërsa “kovid pasaportat” do të jepen në formë digjitale dhe në letër./Smartnews/

nga kategoria